RCCOLA

Kuvendi Komunal në Kamenicë miratoi buxhetin për vitin 2019

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur seancën e 8-të të rregullt me radhë. Me 17 vota pro, 6 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi Komunal në Kamenicë ka miratuar buxhetin për vitin 2019.

Në buxhetin komunal për vitin 2019 të cilin e prezantoi Drejtori për Buxhet dhe Financa Nexhmedin Bislimi, Komuna e Kamenicës do të ketë buxhet në vlerë prej 9 milion e 219 mijë e 847 euro për vitin 2019.

Eco Higjiena

Ndërkaq që pikat e tjera të rendit të ditës, do të shqyrtohen në seancën që do të vazhdojë të hënën më 1 tetor 2018./rajonipress/