Eko Higjiena

Kuvendi Komunal miraton buxhetin për vitin 2020

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Me 15 vota pro dhe 8 kundër, Kuvendi Komunal në Kamenicë ka miratuar të enjtën propozim buxhetin për vitin 2020 në vlerë prej 9 milion e 401 mijë e 944 euro.

Propozim buxheti për 2020, është paraqitur në Kuvend nga Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani.

Eco Higjiena

Në vazhdimin e seancës së VII-të me radhë, është miratuar edhe propozimi i Panelit Përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.

Ky propozim është miratuar me 19 vota pro, dy kundër dhe një abstenim.
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka falënderuar këshilltarët e kuvendit për konstruktivitet./rajonipress/