United Hospital

Kuvendi Komunal me seancën e 11-të përmbylli punimet për vitin 2019

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur seancën e 11-të dhe të fundit, me të cilën edhe ka përmbyllur punimet për vitin 2019. Seanca e sotme është karakterizuar me inaugurimin e sallës së Kuvendit, e cila është renovuar në kuadër të projektit të raportit të performancës së mirë që ka treguar komuna e Vitisë, në vitin paraprak.

Fillimisht, këshilltarët kanë parashtruar pyetje drejtorëve dhe udhëheqjes komunale, e më pas janë shqyrtuar pikat e parapara për këtë seancë. Ka qenë propozim vendimi për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr.2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publik, që është miratuar nga asambleistët.

Poashtu janë shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim Kompanisë për distribuim dhe furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ,pa proceduar kompensimi, propozim vendimi për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020, propozim vendimi për Planin e punës së zyrtares për Barazi Gjinore, propozim vendimi për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022.

Hidromorava

Ndërkohë, është dhënë një informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë dhe një informatë (Raport) për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019, për çka edhe ka raportuar komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, i cili mes tjerash edhe ka paraqitur statistikat e rasteve të raportuara në polici, për gjatë vitit 2019.

Poashtu, u dha edhe një raport analitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.