Eko Higjiena

Kuvendi komunal mbajti seancën e parë për këtë vit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Këshilltarët e Kuvendit komunal në Viti, kanë mbajtur të premtën seancën e parë për këtë vit, ku në mesin e pikave të rendit të ditës, ishte edhe raporti i punës së kryetarit të komunës Sokol Haliti, për periudhën janar-qershor 2018.

Pas paraqitjes së raportit nga ana e kryetarit Haliti, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh që kishin të bënin kryesisht me projektet e vitit të kaluara.

Pika të tjera për këtë seancë, e të cilat u miratuan nga këshilltarët, ishin edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative, propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë, propozim vendimi për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshëm me Komunën e Kirchhain, si dhe draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Uji Dea

Krahas këtyre pikave, ndër to si pikë shtesë ishte edhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-410/03-538 të datës 05.06.2018, për formimin e komiteteve konsultative.

Në këtë seancë u dha edhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.