Kuvendi Komunal i Vitisë voton pro buxhetit komunal për vitet 2016-2018

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në seancën e tetë të rregullt të Kuvendit komunal të Vitisë, që është mbajtur sot, është diskutuar dhe vendosur me shumicë votash rreth çështjeve që janë në interes të qytetarëve të kësaj komune. Gjatë kësaj seance me rëndësi të veçantë, është diskutuar për draft buxhetin komunal për vitet 2016-2018 i cili edhe u votua me shumicë votash nga këshilltarët e kuvendit komunal të Vitisë, siç u votuan edhe të gjitha pikat e tjera të paraparë për këtë seancë.

Në lidhje me përgatitjen dhe shpërndarjen e buxhetit komunal të Vitisë, nëpër kategori e ndryshme ekonomike ka folur drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i cili njoftoj se pjesë e hartimit të këtij buxheti janë edhe qytetarët e kësaj komune, duke potencuar se për të marrë mendimin e qytetarëve, Komuna në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe grupeve të tjera të interes ka mbajtur 20 diskutime publike nëpër lokalitete të kësaj komune por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Ndërkaq

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ky buxhet do jetë në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallime, duke potencuar se qeveria komunale e Vitisë, është e përkushtuar të realizoj projekte në çdo lokalitet të komunës në fjalë.

Ndërkaq edhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë diskutuan rreth kësaj pike.

Eco Higjiena

Sipas draft buxhetit për vitin 2016, komuna e Vitisë do të këtë një buxhet total prej 9.487.984€ e cila ndahet në këtë mënyrë: Paga dhe Mëditje 6.677.482€, mallra dhe shërbime 899.991€, shpenzime komunale 200,862€, subvencione dhe transfere 197.712€ dhe shpenzime kapitale 1.511.937€.

Drejtori Rama, theksoi se buxheti i vitit 2016 do të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe më të mirë të mundshme duke përmendur se në realizimin e projekteve kapitale një rëndësi të veçantë e luan edhe fondi i participimit të projekteve me donatorë.

Gjatë këtij takimi është prezantuar edhe lista për investime kapitale. Pas vërejtjeve, sugjerimeve dhe komenteve nga ana e këshilltarëve të Kuvendit Komunal, me shumicë votash u aprovua draft buxheti komunal për vitet 2016-2018.

Ndër tjerash me shumicë votash u votuan edhe : plani i punës së Kuvendit Komunal për vitin 2016, propozim rregullorja për tatimin në pronë për vitin në vijim, ridestimi i mjeteve buxhetore mes projekteve kapitale si dhe është dhënë një informatë lidhur me përfundimin e testit të maturës shtetërore dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016./rajonipress/