UBT

Kuvendi komunal i Vitisë ndau 100 mijë euro për luftimin e pandemisë Covid19

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një mbledhje urgjente në të cilën pos që është dhënë një njoftim rreth situatës momentale të pandemisë së COVID-19 në komunën e Vitisë, po ashtu është miratuar edhe propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për këtë destinacion.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka falënderuar gjitha Institucionet komunale, shëndetësore, të sigurisë, organizatat dhe shoqatat, donatorët e vullnetarët e ndryshëm, si dhe gjithë ata që po angazhohen që kjo pandemi të tejkalohet me sa më pak pasoja.

Ndërsa zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, njoftoi këshilltarët me punën që është bërë për gjatë këtyre ditëve të Institucioneve komunale, ku është formuar edhe Komiteti komunal i emergjencës “Ne si komitet, kemi qenë të angazhuar që situatën ta kemi nën kontroll. Me marrjen e masave adekuate, që nga paraqitja e rastit të parë me këtë virus, jemi mobilizuar dhe kemi marrë vendimin e menjëhershëm që Stublla të karantinohet. Kemi arritë që të menaxhojmë suksesshëm me situatën dhe për momentin kemi gjendje stabile, duke mos pasur raste të reja, përpos atyre 7 rasteve në fshatin Stubëll”, ka thënë Aliu.

Uji Dea

Propozim vendimin për ndarjen e mjeteve prej 100.000 euro, që kanë të bëjnë me luftimin e pandemisë në komunën e Vitisë, këshilltarët komunal e miratuan njëzëri. Seanca e sotme u mbajt në kushte të jashtëzakonshme, për shkak të respektimit të masave mbrojtëse dhe ruajtjes së distancës, për çka mbledhja u mbajt në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Fillimisht, në hyrje të seancës, ekipi mjekësor i QKMF-së i ka bërë një kontrollë gjithë këshilltarëve dhe pjesëmarrësve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.