ARKATANA

Kuvendi Komunal i Vitisë miratoi buxhetin e komunës për periudhën 2026-2028

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Bekim Azizi, ku u shqyrtua dhe u miratua Projektbuxheti i Komunës për periudhën 2026-2028. Mbledhja u zhvillua mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Komunës dhe dokumentacionit të paraqitur nga Drejtoria për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim.

Gjatë prezantimit, u paraqitën të dhënat kryesore financiare të periudhës trevjeçare. Për vitin 2026, buxheti kap vlerën mbi 18 milionë euro, ku përfshihen mbi 1.29 milion euro të hyra vetanake. Për vitin 2027, shuma arrin 18,822,498 euro, nga të cilat 17,431,697 euro vijnë nga Granti Qeveritar dhe 1,390,801 euro nga të hyrat vetanake. Ndërsa për vitin 2028, buxheti i planifikuar arrin në 19,733,692 euro, të përbëra nga 18,335,730 euro grant dhe 1,396,962 euro të hyra vetanake.

Pas shqyrtimit dhe sqarimeve të paraqitura nga Drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Ajeti,

FIDANISHTJA

Kuvendi votoi në shumicë votash pro miratimit të Projektbuxhetit 2026-2028.

Përveç buxhetit, në rend dite u përfshi dhe u miratua edhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e vendimit për shfuqizimin e Vendimit Nr. 01-110/05-1956, të datës 01.10.2025, për miratimin e Planit Ndër komunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Kllokot, Ranillug, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit dhe Shtërpcë, si dhe Vendimin për Pëlqimin Mjedisor Nr. 5496-2/25, të datës 20.08.2025, të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

Përndryshe, seanca e sotme ishte edhe e fundit në këtë përbërje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.