Eko Higjiena

Kuvendi Komunal i Vitisë aprovon me shumicë votash disa propozime të rëndësishme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot seancën e saj të dytë të rregullt me këtë rast janë prezantuar pasqyrat financiare janar – dhjetor 2014 si dhe pas diskutimeve dhe dhënies së propozimeve nga anëtarët e këtij Kuvendi janë votuar me shumicë votash propozim Rregullorja për ndarjen e bursave për student të Komunës së Vitisë, Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për vendosjen e tregut të gjelbër në Pozheran, propozim vendimi për dislokimin e tregut të gjelbër në Pozheran ku pritet të ndërtohet parku i këtij fshati, Propozim vendimi për bashkëfinancimin e projektit ; Rregullimi i trotuareve dhe Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2014 për vitin 2015.

Në fillim të këtij takimi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira ndër tjerash i njoftoj këshilltarët e këtij Kuvendi se vitin e kaluar janë formuar dy komitete konsultative të cilat i kanë prezantuar planin e punës për këtë vit dhe punën që e kanë bërë gjatë vitit të shkuar.

Në fillim të kësaj mbledhje këshilltarëve ju janë ndarë formularët për deklarimin e pasurisë të cilat pas plotësimit nga ana e tyre duhet të dorëzohen në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.

Mobi Casa

Me theks të veçantë gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për Pasqyrat Financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2014 ku disa nga këshilltarët komunal thanë se është bërë një menaxhim i mirë i parasë publike dhe projekteve kapitale në këtë komunë, megjithatë disa të tjerë patën vërejtje në këtë drejtim.

Ndërkaq poashtu sot këshilltarët kanë biseduar hollësisht edhe për propozim rregulloren për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune, ku paraqitën disa propozimet e tyre si p.sh që fëmijët e dëshmorëve dhe nxënësit të cilat kanë qenë të vlerësuar me nota 5-she të vlerësohen edhe me 10 pikë, por edhe të hiqet kriteri i cili përcakton se përfituesi i bursës duhet të jetë se paku 10 vjet banorë i komunës së Vitisë.

Gjatë këtij takimi janë votuar edhe me shumicë votash Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për vendosjen e tregut të gjelbër në Pozheran, Propozim vendimi për dislokimin e tregut të gjelbër në Pozheran, Propozim vendimi për bashkëfinancimin e projektit ; Rregullimi i trotuareve dhe Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2014 për vitin 2015. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.