Uji Dea

Kuvendi Komunal i Vitisë aprovon disa propozime të rëndësishme

/ 2 minuta lexim

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur të hënën mbledhjen e 11 të rregullt, me këtë rast pas diskutimit me shumicë votash janë votuar këto pika: Propozim vendim për shpalljen në diskutim publik të Rregullores për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2019.

Propozim Rregullore për mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave vetanake nga arsimi dhe aftësimi për të rritur.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen Zonë me interes të përgjithshëm të ngastrat Kadastrale me nr. 153-0 në Zonën Kadastrake në Drobesh.
Propozim Vendim për ndryshim të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës :08,02,2018 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Mobi Casa

Kurse në këtë seancë janë dhanë edhe dy informata si: Informatë e buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor për vitin 2018 dhe planifikimi për vitin 2019 si dhe një informatë nga Drejtoria Rini Sport Kulturë rreth AKV “Kemajl Azizi”, Viti e cila subvencionohet vazhdimisht me 25% të buxhetit të subvencioneve të DRKS-së.

Ndërkaq në fillim të kësaj seance, Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë i njoftoj të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerrë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë./rajonipress/