HW

Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton me shumicë votash vendime të rëndësishme për pronat, buxhetin dhe projektet zhvillimore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë pikash me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin e projekteve komunale.

Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i komunës Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistët komunalë, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe qytetarë të interesuar.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës, përfshirë aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit, si dhe propozim-vendimet që lidhen me dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale dhe formimin e komisioneve përkatëse për vlerësimin e ofertave.

Po ashtu, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi raportet e Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, si dhe Draft-planin Komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Kamenicës për periudhën 2026-2028.

Mobi Casa

Gjatë mbledhjes, kryetari Kadri Rahimaj paraqiti edhe dy propozime shtesë për t’u futur në rend dite, përkatësisht:

bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026,
si dhe propozim-vendimin për buxhetimin e bashkëfinancimit dhe krijimin e kodit të ri për projektin “Kolektori i ujërave atmosferikë”, në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe kompanisë “M&B Company” SH.P.K.

Pas diskutimeve dhe debatit nga asambleistët, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash, duke i hapur rrugë realizimit të projekteve dhe proceseve të rëndësishme për qytetarët e komunës së Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.