Fundamenti

Kuvendi Komunal i Kamenicës aprovoi buxhetin për 2018 – 2020

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, kuvendarët me 19 vota pro dhe 7 kundër e aprovuan buxhetin komunal për 2018 – 2020. Shuma e tërësishme e buxhetit komunal për ketë vit është 9, 050,037.00 euro.

Aprovimi i këtij buxhetit kishte dështuar në vitin e kaluar për shkak të pakënaqësisë së kuvendarëve me listën e projekteve kapitale.

Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Bajram Mavriqi.
Të pranishëm në seancë ishin: Kryetari i komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, zyrtari kryesor financiar për buxhet dhe financa Naser Hashani, ekipi komunal i OSBE-së dhe zyrtarë të tjerë.

Para kuvendarëve foli kryetari i komunës i cili tregoi domosdoshmërinë e aprovimit të buxhetit si dhe për çfarë pasojash e presin komunën për mos aprovimin e buxhetit.

Mobi Casa

Ai pos tjerash tha: “Ky buxhet nuk është i kësaj udhëheqje por i asaj të kaluarës, edhe se pajtohet me disa vërejtje të dhëna për ndarjen e buxhetit, nga Besnik Rrudhani, Florim Kryeziu e Valon Maliqi.

Ndonëse edhe ai i kishte vërejtjet e tija për ndarjen e buxhetit në fjalë me rishikimin e tij do të bëhen edhe korrigjime.

Kuvendarët i aprovuan propozimet për themelimin e dy komiteteve të përhershme : Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe Komiteti për Komunitete./rajonipress/