Eko Higjiena

Kuvendi Komunal i Gjilanit të enjtën vjen me vendim për dy “ikonat”, Selami Osmani e Shukri Sylejmani

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Dy legjendat e papërsëritshme të futbollit të qytetit të Gjilanit, Selami Osmani-BEZI e Shukri Sylejmani, futbollin e qytetit të Gjilanit e kanë ngritur në nivelet më të lartë të futbollit Kosovar. Për kontributin e dhënë me vite të tëra, Kuvendi i Komunës së Gjilanit nesër ka rastin që me votat e tyre këta dy “vigan” të futbollit t`i nderoj me mirënjohjen më të lart “Qytetar Nderi”, duke i respektuar për kontributin e dhënë në fushën e sportit por edhe për kontributin e dhënë në shumë sfera tjera për qytetarët e Gjilanit.

Qyteti i Gjilanit ka nderin e veçantë që ka pasur mundësi ti ketë këto dy legjenda të papërsëritshme në gjirin e saj.

Ish kryetari, tani i ndjeri Selami Osmani “Bezi”, tifozët e Dritës “Intelektualët” e kujtojnë me admirim të madh për punën dhe veprën që ka lën pas tek KF Drita.

Mobi Casa

Osmani me të madhe ka ndihmuar njerëzit skamnor, dyert e tij ishin gjithmonë të hapura për popullin shqiptar.

Ndërsa, Shukri Sylejmani arriti ta formon KF Gjilanin 1995, duke i bërë me dije pushtetit serb se ka njerëz që mendojnë dhe kontribuojnë jo vetëm për futbollin por edhe për qytetarët e Gjilanit e më gjerë, sot tifozët “Skiftera”, janë krenar dhe gjithmonë i janë mirënjohës për sakrificën e dhënë për KF Gjilanin.

Selami Osmani e Shukri Sylejmani, në jetën e përditshme ishin shokë ku ndanin të mirën e të keqën së bashku, ndërsa në lojën e futbollit “armiq” të përbetuar por gjithmonë në suaza të “Fair-Play”, kjo edhe i bënte të veçantë ikonat e Gjilanit e Dritës. /sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.