FITORJA

Kuvendi Komunal i Gjilanit e shkarkon kryesuesin Arianit Sadiku, nuk e bëri asnjë punë të hajrit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të cilën e ka udhëhequr anëtari më i vjetër, Ismajl Kurteshi, me 19 vota për dhe një kundër e ka shkarkuar kryesuesin e deritashëm Arianit Sadiku.

Kërkesën për shkarkimin e kryesuesit, në emër të 19 anëtarëve të Kuvendit, të cilët e kanë iniciuar këtë çështje, e ka arsyetuar Avdyl Aliu (LDK).

Aliu ka thënë se Kuvendi nuk ka funksionuar mirë që prej fillimit, ndërkaq prej korrikut të vitit 2022 e këndej është futur në krizë dhe nuk po mund të funksionojë, si pasojë e mungesës së bashkëpunimit, prandaj nuk ka kuptim për të vazhduar kësisoj më tutje.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se adresimi për dështimin e seancave të Kuvendit Komunal, nuk mund të drejtohet vetëm nga një person, sepse kryesuesi e ka për obligim vetëm administrimin e seancës, por jo edhe sigurimin e numrave.

Për më tepër ai tha se qëllimi i opozitës, përmes kësaj loje të fshehtë e tinëzare, është diku tjetër.

Eco Higjiena

“Kjo është një tentativë për ta prishur LVV ndërmjet vete, siç u veprua me koalicionin, por kjo nuk do të ndodh”, tha Hyseni.

Kryesuesi i ri i Kuvendit nuk ka mundur të zgjidhet sot, meqë ishte vetëm një propozim, Kushtrim Kadriu (Vatra) ndërkaq, sipas statutit, duhet të jenë së paku dy propozime.

Seanca i ndërpreu punimet për të vazhduar javën e ardhshme. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.