Kuvendi komunal i Artanës bojkotohet nga kryetari si dhe Drejtorët e komunës

Gjilan – Ata nuk janë të gatshëm që të ballafaqohen, me argumente dhe pyetje të cilat parashtrojnë në Kuvendin Komunal. Sot ishte në rend të ditës edhe pika të cilën, e kanë propozuar në Komitetin për Komunitete lidhur me ndihmën e familjeve, të cilat janë shkatërruar nga vjedhjet e fundit, të bagëtive në shumë prej 5000 eurove edhe komisioni i formuar nga Kuvendi është anashkaluar asnjëherë nuk është pyetur ka thënë Abdyl Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gashi tha se ka kërkuar që në këtë mbledhje, të na raporton se cilat familje kanë përfituar, po me sa duket kryetari i Komunës nuk është i interesuar që buxhetin, e Komunës ta shfrytëzoj në mënyrë të drejt.
Ky kryetar është i interesuar për vetën e tij. Si ka bërë në të kaluarën ashtu veproj, punësoj gruan e tij në Drejtorin e Inspeksionit dhe nuk shkon në punë. Emëron, Drejtor të Bujqësisë njeriun i cili jeton në Serbi e merr pagë, e nuk vjen në punë.
Po ashtu Drejtoresha e Arsimit nuk paraqitet në vend të punës, sillet në mënyrë të pa ndërgjegjshëm keqpërdor, buxhetin e Komunës në mënyrë të hapur. Do të kërkojmë që edhe nga organet e drejtësisë të merren me këtë kryetar të pa përgjegjshëm i cili bojkoton seancat së bashku me drejtoratë të cilët janë ba vegël e Kryetarit të Komunës. Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdoj të mbaj përgjegjësi për dëmet të cilat po ja shkakton Komunës së Artanës ka thënë Gashi./rajonipress/