RCCOLA

Kuvendi Komunal e shtyn aprovimin e buxhetit për vitin 2016

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kuvendi Komunal i Kamenicës ka votuar për shtyrjen e aprovimit të buxhetit komunal për vitin 2016, duke shprehur pakënaqësinë me ndarjen buxhetore që i është bërë komunës së Kamenicës.

Arsyetimi i këshilltarëve ndërlidhet me zvogëlimin e buxhetit të Komunës së Kamenicës për 589.650 euro. Gjithashtu shqetësim serioz paraqet buxheti për investime kapitale ku për Kamenicën janë paraparë 351.606 euro, ose shprehur në investime për kokë banori 9.5 euro.

Kamenica i plotëson kriteret e përcaktuara me ligjet përkatëse për ndarjen e buxhetit për një buxhet më të madh, jemi komunë multietnike, kemi territor të gjerë, në disa fusha mbulojmë me shërbime edhe Komunën e Ranillugut, kemi shumë shkolla në viset kodrinoro-malore ku numri i nxënësve është i vogël për shkak të shpërnguljeve të popullsisë etj,

Eco Higjiena

Shqetësimi tjetër ka të bëjë me buxhetin për paga e meditje në të cilin jemi me një minus prej 480.405 euro, u tha ndër të tjera në arsyetimet e delegatëve.

Kryetari Sinani i ka quajtur të arsyeshme shqetësimet e delegatëve komunal dhe ka premtuar angazhim maksimal për zgjidhjen e kësaj çështje. “Unë si kryetar komune jam i gatshëm që këto shqetësime të delegatëve komunal, por edhe të miat si kryetar komune t`i diskutojë me Ministrinë e Financave në një takim sa më parë të jetë e mundur, me qëllim të ndryshimit të mundshëm të këtij draft-buxheti” tha kryetari Sinani.

Kuvendi ka shqyrtuar pikat e tjera të rendit të ditës të cilat u aprovuan nga delegatët komunal./rajonipress/