GRANDEMALL

Kuvendi komunal aprovoi propozimin për shfrytëzim të rezervës në kategorinë ekonomike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme më të vetmen pikë të rendit të ditës: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfrytëzimin e rezervës në kategorinë ekonomike (për shpërndarjen në kategorinë ekonomike).

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka paraqitur propozim vendimin për shfrytëzimin e rezervës ekonomike, me që rast ka thënë se kjo shumë prej 949.279 mijë euro, do të ndahet në 3 kategori ekonomike. “Sipas këtij planifikimi, në kategorinë ekonomike për mallra e shërbime janë paraparë 74.463 mijë euro, shpenzime komunale 25.000 dhe në kategorinë ekonomike investime kapitale 849.816 mijë euro”, ka theksuar drejtori Rama.

Hidromorava

Këshilltarët komunal nga ana e opozitës, kishin vërejtje që ky destinim i mjeteve rezervë, të orientohet në fusha të tjera. Bekim Azizi nga PDK, propozoi që ti jepet prioritet investimeve në shëndetësi e arsim, kurse Mirlinda Sadiku nga VV propozoi në emër të këtij subjekti që ti jepet mbështetje familjeve me gjendje të rëndë ekonomike e që janë prekur nga Covid 19, e poashtu u propozua që shkollat e mesme në Viti e Pozhoran të pajisen me kabina dezinfektuese.

Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë nga ana e këshilltarëve, me shumicë votash, këshilltarët e votuan propozimin për shfrytëzimin e rezervës në kategorinë ekonomike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.