KKVITI

Kuvendi ka kryer të gjitha obligimet për formimin e Komiteteve Konsultative

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ka thënë se Kuvendi Komunal ka marrë vendim për themelimin e tri komiteteve konsultative, deri me tani i kemi kryer obligimet lidhur me formimin e komiteteve konsultative. “Ne kemi formuar panelin intervistues, dhe kemi përgatitur konkursin të cilin do ta shpallim në fillim të javës së ardhshme, përveç këtyre kemi siguruar mjete buxhetore lidhur me pagesën e anëtarëve që do të përzgjidhen”, ka bërë të ditur Dërmaku.

Në kuadër të projektit ”Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”, të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar punëtorinë një ditore me temën “Rëndësia e formimit të komiteteve konsultative”.

Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë Kryesuesi i Kuvendit, Administrata komunale, pjesëtarët e shoqërisë civile dhe media lokale.

Sherafedin Vranja përfaqësuesi i OJQ-së, ka informuar pjesëmarrësit me qëllimin dhe rendësin e këtij projekti e në veçanti, rolin si dhe promovimin e punës të komiteteve konsultative, përgatitjen e planeve të punës së këtyre komiteteve.

Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ka thënë se Kuvendi Komunal ka marrë vendim për themelimin e tri komiteteve konsultative, deri me tani i kemi kryer obligimet lidhur me formimin e komiteteve konsultative. “Ne kemi formuar panelin intervistues, dhe kemi përgatitur konkursin të cilin do ta shpallim në fillim të javës së ardhshme, përveç këtyre kemi siguruar mjete buxhetore lidhur me pagesën e anëtarëve që do të përzgjidhen”, ka bërë të ditur Dërmaku.

Fundamenti

Në këtë tryezë është diskutuar për qeverisjen sa ma të mirë në nivel lokal si dhe rolin dhe përgjegjësit e komiteteve konsultative në përmirësimin e qeverisjes komunale dhe angazhimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile në këto komitete.

Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se pjesëmarrja e qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertë në fusha të ndryshme në komisione konsultative do të lehtësojë punën e kuvendit dhe ekzekutivit ku konsultime të mëtejshme do të zhvillohet me grupet parlamentare komunale dhe presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare.

Po në këtë tryezë është diskutuar për përbërjen, roli, funksionimi dhe procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të komiteteve konsultative.

Në fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta siç janë: Shpallja e konkursit për komitetet konsultative, uljen e kritereve të konkurrimit për anëtarët, alokimi dhe sigurimi i mjeteve buxhetore për komitetet konsultative, përfshirja e grave dhe komuniteteve jo-shumicë në komitete, konstituimi sa ma i shpejtë i komiteteve si dhe përgatitja e planit të punës për vitin 2015.

Këtë projekt e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci./rajonipress/