RCCOLA

Kuvendi ka arritur ta ruajë funksionalitetin demokratik

/ 4 minuta lexim

I pyetur nëse ndonjëherë i ka shkuar mendja të japë dorëheqje për shkak të përplasjeve pozitë-opozitë, Veseli ka thënë se nëse situata do të kapërcehej përfundimisht me një dorëheqje individuale, kjo do të ishte puna më e lehtë por, sipas tij, ajo që shohim ka të bëjë më shumë me një prirje të qarqeve opozitare për të mohuar gjithçka që është arritur deri më tani në Kosovë. Duke folur rreth koalicionit qeverisës, Veseli ka thënë se PDK-ja është duke kryer me përgjegjësi të lartë pjesën e saj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë sfidues për institucionet dhe qytetarët.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Veseli ka theksuar se Kuvendi i Kosovës, me gjithë vështirësitë e shfaqura, ka arritur ta realizojë agjendën e vet legjislative. Kurse sa i përket debatit parlamentar, dallimet pozitë-opozitë, sipas tij, ka pasur momente që asnjëherë nuk do të duhej të shfaqeshin në kulturën tonë politike. “Askujt që e do Kosovën gazi lotsjellës nuk i ka sjellë asnjë dobi. Ato pamje vetëm na kanë turpëruar në sytë e botës, ndërsa qytetarët i ka bërë të ndihen keq dhe të zhgënjyer me rrjedhat në vend. Ne jetojmë me demokraci dhe duhet ta kemi të qartë se metodat jodemokratike nuk mund të sjellin asnjëherë rezultate pozitive”, ka thënë Veseli, duke shtuar se, pavarësisht prej çasteve sfiduese, Kuvendi i Kosovës ka arritur të ruajë funksionalitetin demokratik.

Mobi Casa

I pyetur nëse ndonjëherë i ka shkuar mendja të japë dorëheqje për shkak të përplasjeve pozitë-opozitë, Veseli ka thënë se nëse situata do të kapërcehej përfundimisht me një dorëheqje individuale, kjo do të ishte puna më e lehtë por, sipas tij, ajo që shohim ka të bëjë më shumë me një prirje të qarqeve opozitare për të mohuar gjithçka që është arritur deri më tani në Kosovë. Duke folur rreth koalicionit qeverisës, Veseli ka thënë se PDK-ja është duke kryer me përgjegjësi të lartë pjesën e saj.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja do të jetë e gatshme kurdoherë për zgjedhje të reja. “Zgjedhjet janë proces fundamental për demokracinë dhe, si të tilla, ato duhet të mbahen ose në afat ligjore, ose në raste specifike që i kërkon interesi imediat qytetar. Zgjedhjet nuk janë çështje e egove personale për pushtet. Ky është parim të cilin e respektoj në angazhimin tim politik e institucional. Në secilin rast që e përmenda më lart Partia Demokratike e Kosovës është e përgatitur në të gjitha nivelet për ta luajtur rolin e saj si partia më e madhe në vend e me përgjegjësinë më të madhe ndaj shtetit dhe qytetarëve”, është shprehur ai.

Veseli ka thënë se sukseset e vitit 2017 do të varen nga sjelljet politike të partive në pushtet dhe në opozitë. “Nëse i lëmë anash inatet, ndërskamcat primitive, egot e tepërta dhe përqendrohemi në interesat vitale të vendit, sigurisht se viti që po vjen do të jetë shumë më pozitiv dhe progresiv për zhvillimet në vend. Unë besoj se kjo do të ndodhë. Kosova gjithmonë ka ecur përpara përmes frymës së bashkëpunimit dhe unitetit. Nuk kemi alternativë tjetër”, ka theksuar kryeparlamentari Veseli.