ARKATANA

Kuvendi, jofunksional

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi e deri më tash ka arritur të miratojë vetëm pesë ligje, prej të cilave tri marrëveshje ndërkombëtare me karakter financiar dhe dy projektligje që janë plotësim-ndryshim i Ligjit për Buxhetin e vitit të kaluar, si dhe buxheti për vitin 2018, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Përveç opozitës, të cilët thonë se Kuvendi nuk ka punuar sa duhet, një gjë të tillë e kanë pohuar edhe deputetë të pozitës të cilët për gazetën “Zëri” kanë deklaruar se miratimi i vetëm pesë ligjeve nuk është i mjaftueshëm.

GRANDEMALL

Ata kanë akuzuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin për thirrjen e vetëm një numri të vogël të seancave, pasi ka shumë çështje e ligje që duhen miratuar.

Në anën tjetër monitorues të punës së Kuvendit të Kosovës kanë vlerësuar se Kuvendi gjatë kësaj kohe ka performuar dobët. Ata thonë se gjatë kësaj periudhe nuk është miratuar asnjë projektligj që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.