FIDANISHTJA

Kuvendi “injoron” Kumanovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bënë zhurmë e rrahën gjoks për patriotizëm, por në fund deputetët e Kuvendit të Kosovës, të pozitës dhe të opozitës, nuk u bënë bashkë rreth idesë së një debati parlamentar lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, ku vranë disa kosovarë dhe shumë të tjerë u arrestuan.

Ishte Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila të enjten me të filluar seanca plenare e legjislativit të Kosovës kërkoi debat parlamentar rreth zhvillimeve të fundit në Kumanovë, por një nismë e tillë nuk gjeti mbështetjen e grupeve më të mëdha parlamentare, me arsyetimin se nuk kanë informacione të bollshme rreth ngjarjeve të atjeshme.

UBT

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, paraqiti arsyetimin dhe nevojën për debat parlamentar rreth ngjarjeve të fundit në Kumanovë, të cilët rezultuan me vrasjen e 22 vetave, në mesin e të cilëve ishte thënë se 14 janë nga grupi i armatosur i shqiptarëve dhe 8 policë. Ai e quajti hipokrizi qasjen e dy partive në pushtet me arsyetimin se debati duhet të shtyhet për ndonjë seancë tjetër për shkak të mungesës së informacioneve.

“Në momentin që thoni se jemi për debat parlamentar, por nuk keni informacione, mendoj se këta janë lot krokodili. Nuk e di se çka duhet të bëjë edhe më tepër Gruevski dhe edhe sa lagje duhet të digjen për të pasur nevojë debati Kuvendi i Kosovës”, tha Konjufca./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.