UBT

Kuvendi i Vitisë vendos për ridestinimin e mjeteve buxhetore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Në seancën e dytë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë që është mbajtur sot është shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike konkretisht në projektet kapitale. Gjithashtu është formuar sot një komision nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvend dhe atë për hartimin e plan buxhetit të Kuvendit Komunal për vitin 2015.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke folur për propozim vendimin për ridestinimin e mjeteve buxhetore kategorinë ekonomike-projektet kapitale tha se pas aprovimit të rishikimit të buxhetit dhe dërgimit të saj në Ministrin e Financave për aprovim dhe shkak të situatës së krijuar politike në mos konstituimit e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, rishikimi i buxhetit është duke ngecur. “Ky vonim në rishikim të buxhetit konsideron probleme të ndryshme financiare por edhe shkakton probleme në implementimin e investimeve kapitale, dhe në bisedat me Ministrinë e Financave pas sugjerimeve dhe sipas mundësive ligjore, Kuvendi Komunal i Vitisë me një vendim të posaçëm të vendos për ridestimin e mjeteve buxhetore për kategorinë ekonomike të projekteve kapitale “ u shpreh Rama.

Ai tha se ky ridestimin është i pothuaj se i njëjtë me rishikimin e buxhetit të marrë më parë në Kuvendin Komunal të Vitisë duke theksuar se ky vendim do t`i hap rrugë në realizimin e projekteve.

Uji Dea

Ndërsa zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu sqaroj se mbajtja e dy seancave të jashtëzakonshme nuk kanë qenë e imponuar nga Qeveria Komunale por të imponuara për shkak të situatës politike ashtu siç edhe e ka potencuar drejtori i Financave. Me shumicë votash këshilltarët komunal votuan për propozim vendimi për ridestimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike konkretisht në projektet kapitale.

Gjithashtu kuvendi ka vendosur edhe për formimin e një komision nga përfaqësuesit e partive politike në kuvend dhe atë për hartimin e plan buxhetit për Kuvendin Komunal për vitin 2015./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.