Kuvendi i Vitisë njihet me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga kushtet jo të favorshme klimatike

/ 3 minuta lexim

Viti – Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Ademi, duke prezantuar informatën rreth dëmeve në bujqësi, ka thënë se drejtoria në fjalë ka angazhuar një komision komunal, i cili është autorizuar të bëjë vlerësimin e dëmeve. “Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga komisioni, del se sipërfaqja që kryesisht ishte e mbjellë me perime dhe ka pësuar dëme, kap një sipërfaqe prej 139.3 ha. Kulturat më të dëmtuara janë shalqiri, pjepri, kungulli i misrit, patatja, lakra dhe speci”, ka thënë Ademi.

Është mbajtur të enjtën në Viti, mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal, ku është diskutuar për disa pika të rendit të ditës, por që fillimisht këshilltarët kanë adresuar pyetjet e tyre drejt Institucioneve komunale, që kishin të bënin me realizimin e projekteve, investimet në shkolla, për procedurat rreth kyçjes së Vitisë në autostradën “Arbër Xhaferi” që në bazë të marrëveshjes me Ministrinë duhet të nisin punimet me 15 shtator, si dhe shumë pyetje të tjera.

Krahas pikave të tjera që ishin miratuar nga Komiteti për Politikë e Financa, me propozim të LVV, në këtë seancë u dha edhe një informatë lidhur me dëmet e shkaktuara në bujqësi, si pasojë e kushteve atmosferike.

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Ademi, duke prezantuar informatën rreth dëmeve në bujqësi, ka thënë se drejtoria në fjalë ka angazhuar një komision komunal, i cili është autorizuar të bëjë vlerësimin e dëmeve. “Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga komisioni, del se sipërfaqja që kryesisht ishte e mbjellë me perime dhe ka pësuar dëme, kap një sipërfaqe prej 139.3 ha. Kulturat më të dëmtuara janë shalqiri, pjepri, kungulli i misrit, patatja, lakra dhe speci”, ka thënë Ademi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se numri i fermerëve të cilët kanë paraqitur dëmet pranë komisionit dhe të cilëve u janë vlerësuar dëmet është 53, ndërkaq vlera e dëmeve të përgjithshme të shkaktuara nga kushtet jo të favorshme klimatike është 519.072 euro.

Mobi Casa

Ndër pikat tjera të rendit të ditës, ishte edhe Raporti i auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, ku drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, njoftoi këshilltarët se sipas raportit të Auditorit Gjeneral, del që komuna e Vitisë është vlerësuar ndër komunat e para sa i përket disiplinës financiare.

Duke u bazuar në raportin e grupit të auditorëve, Rama tha se Vitia sa i përket pasqyrave financiare ka një pasqyrim të drejtë dhe të vërtet, ndërkaq vlerësimi i tyre është konsideruar si opinion i pamodifikuar.

Kurse duke folur rreth rekomandimeve, drejtori Rama theksoi se janë dhënë 16 rekomandime të cilat nuk kanë të bëjnë me shkelje ligjore, por që ndikojnë në përmirësim të hapave të mëtejshëm financiar.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, u shqyrtuan dhe aprovuan edhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr.01-410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politik dhe Financa, propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr.01-410/03-127, të datës: 28.02.2018, të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik rregulloren për Palestrën Sportive në Komunën e Vitisë./rajonipress/