ARKATANA

Kuvendi i Vitisë me shumicë votash votoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Ka vazhduar sot seanca e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila ishte ndërprerë dje, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që këshilltarët e opozitës kishin lëshuar seancën.

Ndonëse edhe sot këshilltarët e PDK-së nuk prezantuan në seancë gjatë pikës së parë të rendit të ditës për propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë 2021-2023, megjithatë, kjo pikë u miratua me shumicë votash.

Në shenjë pakënaqësie, pikërisht për këtë pikë, edhe këshilltarët e VV-së, lëshuan mbledhjen në momentin kur po votohej Korniza afatmesme buxhetore. Në këtë seancë, u miratua edhe propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik.

Uji Dea

Propozim vendimi për formimin e Komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme të komunës në shfrytëzim. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale afatshkurtër NPSH “Arena”.

U miratua edhe ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-381, të datës 30.04.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2021. Gjithashtu, u dha një informatë mbi menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Vitisë, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.