ARKATANA

Kuvendi “i unitetit” e gjen sërish të përçarë LDK-në

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Donika Gërvalla dhe Shefqet Dibrani do të marrin pjesë në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, të dielën, së bashku me delegatët e tyre, shkruan sot Koha Ditore.Pavarësisht se partia i ka përjashtuar nga Kuvendi i ashtuquajtur “i unitetit” me arsyetimin se zgjedhjet në degët e tyre në Gjermani dhe Zvicër kanë pasur parregullsi.

Gërvalla tha se Mustafa po përgatit terrenin që të votohet me aklamacion, derisa ka paralajmëruar reagime të grupit të pakënaqur të LDK-së dhe se “nuk do të lejojnë vdekjen e LDK-së”.

E Fatmir Sejdiu iu bëri thirrje për bashkim kundër Mustafës të gjithë “rugovistëve”.

Fundamenti

Lidhur me përjashtimet e degëve në Gjermani dhe Zvicër ka reaguar edhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Hafiz Gagica, i cili tha se Isa Mustafa qëllimshëm po eliminon çdo kundërshtar të mundshëm të tij.

Në përgjigjen e tij drejtuar gazetës, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se vendimet e Kryesisë nuk komentohen, por vetëm zbatohen.

http://koha.net/?id=27&l=59386

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.