RCCOLA

Kuvendi i Ukrainës mblidhet edhe në kohë lufte, asambleja e Gjilanit ende në gjumin pranveror e dimëror

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Edhe Kuvendi i Ukrainës që është në luftë, mblidhet, kurse ky i Gjilanit ka muaj që nuk mblidhet. As në mendje nuk iu shkon një gjë e tillë ka ironizuar Kushtrim Kadriu.

Jo vetëm asambleisti Kushtrim Kadriu dhe pjesa tjetër opozitare po befasohen me drejtuesit e VV që udhëheq me Kuvendin Komunal dhe qeverisjen komunale, por edhe shumë qytetar pyesin se çfarë po ndodhë me komunën e Gjilanit.

Fidanishtja

Kushtrim Kadriu madje ka ironizuar duke shkruar:”Edhe Kuvendi i Ukrainës që është në luftë, mblidhet, kurse ky i Gjilanit ka muaj që nuk mblidhet. As në mendje nuk iu shkon një gjë e tillë. Kthjelluni o pushtet”, ka ironizuar Kushtrim Kadriu./rajonipress/