FITORJA

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës uron Ditën e Pavarësisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, beson thellë se populli i Kosovës dhe Qeveria nuk do të harrojnë kontributin e diasporës shqiptare për çlirimin dhe rindërtimin e vendit”.

“Me dëshirat më të sinqerta lutemi që Republika e Kosovës të konsolidohet edhe më tej në një shtet të stabil e demokratik. Me një zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik e të përkushtuar ndaj politikave sociale në vend. Një shtet që garanton sundimin e ligjit, që lufton me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke ofruar barazi, siguri dhe liri për të gjithë qytetarët pa dallim”. Kështu thuhet veç tjerash në urimin që Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës i drejton popullit të Kosovës, bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në diasporë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

“Republika e Kosovës, me gjithë sfidat e mëdha që ka pasur në këto pesë vite të shtetësisë,veçmas në pjesën veriore të vendit, ku strukturat ilegale serbe të nxitura nga pushteti në Serbi nuk njohin pavarësinë e vendit, ka shënuar përparime të rëndësishme në forcimin e shtetit”, thuhet në urim, ku pastaj numërohen disa të arritura.

“Vitin që lamë pas, Republika e Kosovës ka arritur të anëtarësohet në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Republika e Kosovës ka ndryshuar në masë të madhe infrastrukturën e vendit, duke shtruar me qindra kilometra rrugë të reja. Është para përfundimit të rrugës së kombit. Autostradës Prishtinë-Tiranë. Ka realizuar hapin historik në përfundimin e mbikëqyrjës së pavarësisë së vendit në shtator të vitit 2012 dhe ka nënshkruar një serë marrëveshjesh ndërkombëtare në nivel shtetesh. Ndërkohë që është fare afër shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, e cila do të garantonte mbrojtjen territoriale të vendit.

GRANDEMALL

Republika e Kosovës po tregohet një faktor i rëndësishëm paqeje në rajon. Duke zgjedhur kështu gjuhën e dialogut me fqinjët, e veçmas me Serbinë, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore. Republika e Kosovës po tregohet një partner serioz në rrugën e integrimeve europiane dhe euroatlantike.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës mbështet dialogun me Serbinë, i bindur se Qeveria e Kosovës do të dijë ti mbrojë interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Do të insistojë në respektimin e tërësisë territoriale të Kosovës. Dhe do të kërkojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Në fund të urimit thuhet se “Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, beson thellë se populli i Kosovës dhe Qeveria nuk do të harrojnë kontributin e diasporës shqiptare për çlirimin dhe rindërtimin e vendit. Ata do të dijnë t`i japin vendin e merituar diasporës shqiptare. Do të dijnë të çmojnë miqtë e popullit shqiptar që i ndihmuan në kauzën e tyre kombëtare për liri dhe demokraci”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.