Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që dënon sulmin në Veri të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte rezolutën për që dënon sulmin në Veri të Kosovës që ndodhi më 24 shtator. Rezoluta u votua pro nga 101 deputetë, pa asnjë votë kundër dhe një abstenim.

Partia Socialiste dhe ajo pjesë e opozitës që njihet si Rithemelimi bashkuan votat siç rrallë herë ndodh duke nxjerrë një rezolutë të përbashkët që thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Mobi Casa

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.