GRANDEMALL

Kuvendi i paartikuluar ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të nxjerrë rezolutë në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe, kjo si pasojë e mungesës së kuorumit. Mirëpo gjatë debatit disaorësh, faji kryesor për moslirimin e Thaçit i është faturuar Qeverisë, e cila nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Deputeti iniciues i këtij debati, Gëzim Kelmendi, ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, e cila nuk e do luftën dhe dhunën. “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, Kosova nuk e do luftën dhe dhunën, Kosova nuk e harron të kaluarën, por Kosova e do dhe duhet ta mbrojë qytetarin e saj”, ka thënë Kelmendi, i cili propozoi ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Serbinë.

Mobi Casa

“Dhe kusht për vazhdimin e dialogut të jetë lirimi i menjëhershëm i drejtorit të Policisë, Nehat Thaçit, dhe zhvleftësimi i të gjitha aktakuzave dhe fletarrestimeve për qytetarët e Republikës e që kanë të bëjnë me luftën e fundit çlirimtare të Kosovës dhe periudhën e viteve të 90-ta”, shtoi ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.