United Hospital

Kuvendi i mospunës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Proceset e rëndësishme për vendin po vazhdojnë të stërzgjaten si pasojë e mungesës së seancave të kuvendit. Kurse, krejt kjo situatë sipas analistëve politik po i shkon për shtati edhe koalicionit qeverisës. Sipas tyre, ajo vet e ka të qartë paqëndrueshmërinë e saj prandaj edhe po blen kohë duke ikur dhe u fshehur prapa zgjedhjeve lokale, transmeton zeri.info.

“Koalicion e vendimeve të mëdha” dhe “lidership i guximshëm”. Këto ishin dy epitetet që koalicionin qeverisës i kishte dhënë vetës në fushatën parazgjedhore. Por, deri më tash, gjihcka që po vërtetohet në realitet është “Paralizimi i Kuvendit”.

Në më shumë se një muaj punë, deputetët deri më tani kanë miratuar vetëm projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë mbajtur vetëm dy seanca të rregullta, transmeton zeri.info.

ARKATANA

Nga 3 tetori ata nuk kanë mbajtur asnjë seancë tjetër, kurse në anën tjetër ata po bëjnë fushatë gjithandej për zgjedhjet lokale. Deputetët opozitarë thonë se pozitës i mungojnë numrat dhe se s’mund ta sjellin asnjë çështje në Kuvend. Për këtë arsye sipas tyre, Kuvendi është “paralizuar”.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike thonë se qeveria ka frikë të përballet me opozitën. Madje, ata nuk mohojnë faktin se qeveria edhe po blen kohë duke e ditur situatën në të cilën është.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.