RCCOLA

Kuvendi i LDK-së vlerësohet jodemokratik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi zgjedhor i LDK-së i ka dhëne goditje të rëndë procesit demokratik dhe kjo do të lërë pasoja edhe për skenën politike në përgjithësi, kanë thënë analistët dhe ata që përcjellin punën e partive politike, shkruan sot Koha Ditore.

Rizgjedhja e Isa Mustafës në krye të partisë për katër vitet e ardhshme, pa kundërkandidat dhe me aklamacion është vlerësuar si kundërstatutore. Vlerësimin më të rëndë për mënyrën e zgjedhjes e ka dhënë njëri prej themeluesve të LDK-së, Rexhep Gjergji, sipas të cilit, “Isa Mustafa është si diktatori i Koresë Veriore, Kim Yong-un”.

Institucionet përgjegjëse për monitorimin e kuvendeve të partive politike po shihen të pafuqishme për t’i disiplinuar partitë politike që shkelin statutet e tyre. Megjithëse dokumenti bazë i LDK-së përcakton se në garën për kryetar duhet të jenë dy e më shumë kandidatë dhe votimi duhet të bëhet në mënyrë të fshehtë, asnjëra prej tyre nuk u zbatua.

Mustafa i vetëm dhe me aklamacion duartrokitjesh të shumicës së delegatëve u zgjodh kryetar i partisë.

Eco Higjiena

Albert Krasniqi i KDI-së e ka vlerësuar mbajtjen e Kuvendit zgjedhor në mënyrën më jotransparente dhe kundërstatutore.

Edhe ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka thënë se duket qartë që është përgatitur terreni për zgjedhjen e Mustafës kryetar, në një proces jodemokratik, duke eliminuar nominimet e kandidatëve të tjerë. Madje ai është shprehur i bindur se “ka interkonjeksione edhe në qarqet e bashkësisë ndërkombëtare të cilat kanë pasur interes që kështu të përfundojë ky proces elektoral brenda partisë”. Po të përfundonte ndryshe, sipas Baraliut, do të mund të kishte pasoja.
Ndërkaq, analisti politik, Belul Beqaj, ka thënë se procesi ka përfunduar më keq sesa është pritur.

http://koha.net/?id=27&l=59922