Fundamenti

Kuvendi i Kamenicës voton për ndryshimet në Statutin e Komunës

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Kuvendi Komunal me 20 vota “Për” ka aprovuar ndryshimet në statutin e Komunës së Kamenicës të cilat kishin të bëjnë me emërtimin dhe riorganizimin e drejtorive komunale. Kryetari Begzad Sinani ka falënderuar asambleistët e të gjitha subjekteve që votuan këto ndryshime dhe i arsyetoi ato me realizmin e projekteve të shumta sidomos atyre në fushën e ekonomisë, turizmit rural dhe diasporës. Kuvendi ka votuar kërkesën për bartjen e nxënësve të disa lagjeve të largëta të fshatrave të Kamenicës për në shkollë dhe anasjelltas.

Delegatët kanë votuar edhe për themelimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave rreth dhënies së pronës komunale në shfrytëzim, dhe e kanë votuar Isuf Beqirin për anëtar të këtij komisioni nga legjislativi përderisa dy anëtarët e tjerë do të plotësohen me propozim të kryetarit të Komunës.

Begzad Sinani i ka ftuar partitë në opozitë që të propozojnë dy kandidatë për këtë komision. “Po bëhet fjalë për pronat komunale dhe në këtë pikë duhet të kalojmë interesat partiake, andaj me kënaqësi do të pranoj rekomandimet që vijnë nga partitë në opozitë për plotësimin e këtij komisioni të rëndësishëm” ka thënë kryetari Sinani.

Kuvendi ka miratuar një kërkesë për kyçjen në rrugë të disa qytetarëve, ndërsa ka kërkuar më shumë informacione përsa i përket një kërkese që kishte të bëjë me dhënie prone për energjinë me erë.

Uji Dea

Kuvendi ka anuluar vendimin për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të tokës nga pronësia shoqërore për zhvillimin e aktivitetit bujqësor – shpeztari në fshatin Hajnoc, me arsyetimin se e njëjta nuk ishte përdorur për këtë destinim.

Në këtë seancë është betuar këshilltari i ri komunal Millosh Filic nga Iniciativa “Të gjithë për Kamenicën” i cili në pozitën e asambleistit vjen pas emërimit dhe zgjedhjes së nënkryetarit për komunitete Dragisha Savic.

Asamblesitët me shumicë votash kanë votuar edhe për dhënien me qera të lokalit “Titanic”. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku i ka falënderuar të gjithë asambleistët për konnstruktivitetin dhe idetë e dhëna gjatë kësaj seance.

Të gjitha grupet politike e kanë falënderuar për punën e deritanishme përgjegjësin e stafit profesional të Kuvendit, juristin Vehbi Klaiqi, i cili ka kaluar në punë dhe detyra të reja në Qeverinë e Kosovës, dhe kjo ishte seanca e fundit në të cilën ai punoi për Kuvendin./rajonipress/