Uji Dea

Kuvendi i “harron” seancat

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kanë kaluar gati tri javë prejse është mbajtur seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës. Ndërkohë deri më tani Kuvendi ka përmbushur vetëm 27% të agjendës legjislative, 46 ligje nga 169 të planifikuara për këtë vit.

Monitoruesit e punës së Kuvendit konsiderojnë se kjo legjislaturë është shumë e përçarë dhe pa tendenca bashkëpunimi në mes të grupeve parlamentare, gjë që ndikon në mosfunksionalizimin e institucionit më të lartë përfaqësues në vend. Përderisa partitë opozitare si fajtor për bllokimin e Parlamentit e shohin koalicionin qeverisës, pushteti thotë se partitë opozitare po e defunksionalizojnë atë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Reçica: Kjo legjislaturë ka qenë e suksesshme

FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilmi Reçica, konsideron se kjo legjislaturë ka qenë mjaft e suksesshme.

“Kuvendi i Kosovës në bazë të vlerësimeve që i bën administrata, ka pasur një punë të suksesshme dhe në bazë të miratimit të projektligjeve dhe në bazë të vendimeve që i ka shqyrtuar të agjencive të pavarura nuk është se Kuvendi nuk ka qenë i suksesshëm në punën e vet dhe duke pasur parasysh që koalicioni qeverisës ka deputetë aq sa për t’i kaluar ligjet dhe për t’i votuar raportet e agjencive”, ka deklaruar Reçica.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.