Mobicasa

Kuvendi i Gjilanit miraton unanimisht Planin Operativ Emergjent, vendime edhe për subvencionimin e familjeve strehuese

Kuvendi i Gjilanit miraton unanimisht Planin Operativ Emergjent, vendime edhe për subvencionimin e familjeve strehuese

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar unanimisht Planin Operativ Emergjent me anekset funksionale, në kuadër të seancës së dhjetë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku. Në këtë mbledhje janë miratuar edhe disa vendime të tjera që lidhen me mirëqenien sociale, sigurinë në komunitet dhe funksionimin e institucioneve komunale.

Planin Operativ Emergjent para kuvendarëve e ka prezantuar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, i cili ka theksuar se dokumenti është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, Planin e Reagimit Kombëtar dhe Statutin e Komunës së Gjilanit.

Sipas Shabanit, qëllimi i këtij plani është forcimi i kapaciteteve institucionale për përgatitje, koordinim dhe reagim në situata emergjente, duke përcaktuar mekanizmat funksionalë për menaxhimin e rasteve që mund të rrezikojnë qytetarët dhe pronën e tyre.

UBT - Kosove

Në të njëjtën seancë, kuvendarët kanë miratuar edhe propozim-vendimin për subvencionimin e familjeve strehuese, të prezantuar nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu.

Po ashtu, është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zëvendësimin e një anëtari në Këshillin Komunal për Vlerësimin e Meritave Historike e Shoqërore. Ndërkaq, drejtori Enver Shabani ka prezantuar edhe raportin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Gjatë kësaj mbledhjeje, Kuvendi ka vendosur të heqë nga rendi i ditës propozim-vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e përbërjes së KKSB-së, përkatësisht për shtimin e një anëtari të ri.

Ndër çështjet që kanë kërkuar trajtim shtesë ka qenë edhe kompensimi i shujtave për shërbyesit civilë. Për këtë çështje është miratuar formimi i një komisioni me përfaqësues nga të gjitha grupet politike, i cili, në bashkëpunim me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, do të shqyrtojë numrin e shërbyesve civilë që do të përfitonin, si dhe mundësitë e sigurimit të mjeteve nga kodi përkatës buxhetor.

Komisioni pritet të konkretizojë propozimin, në mënyrë që të procedohet me një vendim të qartë dhe të zbatueshëm.

Mesazhe kundër dhunës me bazë gjinore

Një pjesë e seancës iu kushtua edhe fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi-Kqiku, ka theksuar se kjo fushatë nuk duhet të mbetet vetëm një aktivitet simbolik, por duhet të shndërrohet në angazhim të përditshëm të institucioneve dhe të gjithë shoqërisë.

Ajo ka nënvizuar rolin e rëndësishëm që kanë institucionet lokale në parandalimin e dhunës, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e viktimave.

Mesazhe në kuadër të kësaj fushate kanë përcjellë edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, si dhe përfaqësueset e grupeve politike në Kuvend, Albulena Hajdari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Gresa Avdiu nga LDK-ja.

Adnan Syla betohet si anëtari më i ri i Kuvendit

Seanca është karakterizuar edhe me diskutime, pyetje dhe rekomandime nga anëtarët e Kuvendit, të cilët kanë ngritur çështje të ndryshme që lidhen me shërbimet publike dhe funksionimin e drejtorive komunale. Pyetjeve dhe shqetësimeve të kuvendarëve u janë përgjigjur drejtorët përkatës komunalë.

Ndërkaq, një nga pikat e tjera të seancës ishte edhe betimi i anëtarit më të ri të Kuvendit Komunal, Adnan Syla, i cili zëvendëson Naser Arifin nga subjekti politik GUXO.

Me miratimin e Planit Operativ Emergjent dhe vendimeve të tjera, seanca e dhjetë e Kuvendit të Gjilanit ka trajtuar çështje që prekin drejtpërdrejt sigurinë, mirëqenien sociale dhe administrimin komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.