UBT

Kuvendi heq Trepçën nga rendi i ditës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi miratoi propozimin e komisionit funksional për shqyrtimin e Projektligjit për organizimin e ndërmarrjeve publike.

Vendimi është marrë me 71 vota janë për, 34 kundër dhe një abstenim, nga 109 deputetë të pranishëm në seancë.

Por, deputeti i NISMA-s, Jakup Krasniqi kundërshtoi rezultatin duke thënë se shmangia nga rregullorja bëhet me dy të tretat e deputetëve.

Visar Ymeri nga Vetëvendosje tha se propozimi nuk ka kaluar pasi që për dy të tretat e votave duhen 72 vota, e jo 71 sa e kanë mbështetur këtë propozim.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ripërsëritur votimin, duke kërkuar votim me ngritje dore. Me këtë rast ai ka konstatuar se me 76 vota për ka kaluar propozimin e komisionit funksional për shqyrtimin e projektligjit për organizimin e ndërmarrjeve publike.

Uji Dea

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilen pritet të shqyrtohet projektligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara publike.

Visar Ymeri, shef i Grupit Parlamentar i VV’së, ka kundërshtuar idenë e Qeverisë për të mos e futur në rend të ditës pjesën e Trepcës në ligjin për ndërmarrjet publike.

Të njëjtën gjë e ka bërë, edhe Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërkaq PDK, LDK dhe Lista Serbe kanë përkrahur propozimin e Qeverisë për të mos diskutuar për Trepçën si pjesë e Ligjit për ndërmarrjet publike.

Visar Ymeri madje e ka quajtur skizofreni heqjen e Trepçës nga Ligji për ndërmarrjet publike.