FITORJA

Kuvendi, gojëmbyllur për performancën e dobët të agjencive të pavarura

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ekspertë të ekonomisë, deputetë aktualë dhe përfaqë- sues të shoqërisë civile janë shprehur se asnjëherë Kuvendi nuk ka debatuar për performancën e dobët të ARKEP-it, Autoritetit Kosovar të Konkurrencës e shumë agjencive të tjera, të cilat nuk janë treguar efikase në punën e tyre. Sipas analistëve, vlerësohet se më tepër këto agjenci të pavarura u vunë në kuotën 100 për qind në shërbim ekskluzivisht të mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, e cila po udhëheq gati çdo sektor të ekonomisë dhe jo vetëm të ekonomisë, por edhe çdo fushe tjetër në Kosovën e nëpërkëmbur.

Deputeti aktuali i Kuvendit të Kosovës nga VV-ja, Ali Lajçi, për gazetën “Kosova Sot” theksoi se puna e këtyre agjencive nga ana e Kuvendit duhet të shikohet me një kujdes dukshëm më të shtuar sesa që ka qenë deri më tash dhe me një përkujdesje të shtuar ndaj gjithë spektrit të veprimtarisë së tyre, sepse ka shumë agjenci të pavarura që nuk kanë pasur një performancë të duhur e të kënaqshme. Andaj puna e tyre duhet që të rrumbullakohet dukshëm më ndryshe nga ana e Kuvendit të Kosovës sesa që ka qenë deri më tash”, është shprehur ai.

Deputeti opozitar vlerëson se agjencitë e pavarura duhet që të jenë të përbëra nga ekipe ekspertësh dhe jo që bordet e tyre të jenë të mbushura me militantë partiakë, nepotizëm e familjarizim. Këto borde deri më tash kanë qenë borde kryekëput politike dhe kështu kanë vepruar qeveritë dhe partitë e deritashme që kanë qeverisur”, është shprehur ai.

Sipas Lajçit, kanë qenë bordet e këtyre agjencive të pavarura fajtori kryesor që i kanë sjellë këto kompani në një gjendje të mjerë, mirëpo jo vetëm këto borde, por edhe institucionet e tjera. “Mënyra e deritashme e menaxhimit në këto agjenci dhe bordet e tyre ka qenë një yrnek dhe një model shumë i keq i qeverisjes. Koha po e dëshmon që në të ardhmen e afërt ajo që i nevojitet ekonomisë së brishtë të vendit tonë është nevoja që këto agjenci dhe këto borde duhet që të jenë të përbëra nga ekspertët e dhe personat që kanë ekspertizë. Ajo që tash po na nevojitet për këto agjenci dhe bordet e tyre është domosdoja që në to duhet të jenë të emëruar ekskluzivisht njerëz profesionistë të këtyre fushave”, është shprehur ai.

Mustafa: Agjencitë shumë më tepër duhet t’i japin llogari Kuvendit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, në përbërjen e shkuar, eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, për gazetën “Kosova Sot” theksoi se disa agjenci sa ka qenë ai deputet kanë punuar mirë e disa sish jo.”Në kuptimin e llogaridhënies së tyre për punën ose mospunën e bërë para Kuvendit këto agjenci duhet të japin llogari shumë më tepër se deri tash, në veçanti për mospunën e bërë”, është shprehur Mustafa. Sipas tij, çështja e përbërjes së kompetencës dhe llogaridhënies së agjencive të pavarura dhe bordeve të tyre mbetet ende prapa nevojave të shoqërisë, marrë parasysh rolet që i kanë këto agjenci dhe këto borde, sepse ato i mbulojnë sektorët me rëndësi të ekonomisë vendore, siç janë sektori i energjisë, telekomunikacionit, sigurimit të tregut të lirë, trafikut bujqësisë, ujit”, është shprehur ai.

Shton se tërë e keqja është se ende lë për të dëshiruar struktura profesionale e këtyre agjencive dhe bordeve të tyre, kurse veç saj edhe lë shumë për të dëshiruar edhe mënyra e raportimit të punës së tyre, por edhe ajo e llogaridhënies.”Në këtë drejtim janë bërë përpjekje që përmes disa ligjeve të reja, siç është Ligji për energjinë e disa ligje të tjera që janë aprovuar në mandatin e kaluar, duhet të theksohen doemos përgjegjësia dhe llogaridhënia e këtyre agjencive dhe bordeve të tyre. Andaj në aspektin e përgjegjë- sisë këto fusha janë rregulluar mirë, por tash është çështje e trupave të Kuvendit dhe vetë Kuvendit të Kosovës që të kërkojnë raporte korrekte, reale, por edhe të kërkojnë përgjegjësi nga këto agjenci dhe bordet e tyre”, është shprehur ai.

Mobi Casa

Beqiri: Është detyrë e Kuvendit që të mbikëqyrë punën e Agjencive të Pavarura

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për “Kosova Sot” theksoi se është roli i Kuvendit të Republikës që të mbikëqyrë Agjencitë e Pavarura lidhur me punën e tyre që u ka besuar.”Mirëpo jemi dëshmitarë se këto agjenci nuk janë treguar efikase në punën e tyre, që veçse janë të ngarkuara me vetëdëshirë, pra roli i këtyre agjencive është të vërë rregull në sferën që operojnë. Kemi shumë agjenci, të cilat nuk janë duke kryer punën si duhet”, theksoi ai.”ZRRE-ja rolin e saj e ka që ta mbrojë konsumatorin kosovar, mirëpo jemi dëshmitarë se ata më shumë luftojnë për të mbrojtur Qeverinë dhe investitorin privat sesa qytetarin e pambrojtur”.

Beqiri vlerëson se dhe agjencitë e tjera, siç janë AKREP-i dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, nuk janë duke luajtur rolin e tyre siç kërkohet me ligj.”Pra, Kuvendi i Kosovës duhet të jetë më efikas lidhur me përgjegjësitë e tij në vënien e rregullit në këto agjenci. Kuvendi është shndërruar në arenë gladiatorësh, me akuza banale ndaj njëri-tjetrit, duke shpallur dikë tradhtar e dikë patriot, ndërkohë që e ka harruar rolin e tij që ka, jashtëzakonisht të rëndësishëm, në mirëqenien e qytetarëve, rregullimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha agjencive, të cilat ligjërisht e kanë për obligim t’i raportojnë Kuvendit”, është shprehur ai. Sipas Beqirit, tashmë Kosova veçse ka marrë mbrapa në aspektin ekonomik. Ai theksoi se te ne nuk ka intervenim të shpejtë në vënien e rregullit në ekonomi, atëherë veçse duhet shpallur falimentimi i shtetit.

Neziraj: Kuvendi ka dështuar të mbikëqyrë Qeverinë dhe agjencitë e pavarura

Ndërsa, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për gazetën “Kosova Sot” vlerëson se Kuvendi i Kosovës, si organ i cili duhet të mbikëqyrë qeverinë dhe trupat e tjera, si agjencitë e pavarura, që tek ne numri i tyre është shumë i madh, ka dështuar në këtë aspekt, sidomos këto dy legjislaturat e fundit, pasi janë duke u marrë me punë të kota.”Sistemi qeverisës tek ne është një sistem klientelist, ku dominimi partiak dhe nepotizmi janë bërë standarde në vendin tonë. Për më tepër, nuk ekziston ndarje e mirëfilltë e pushteteve dhe ka ndërhyrje nga ekzekutivi në legjislativ. Kjo sepse Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një ambient ku bëhen debate të kota, në vend që të bëhen debate lidhur me performancën e dobët të të gjitha agjencive në vend, ata bëjnë debate se a ka shtënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi me revole me gaz apo me revole me municion luftarak, çështje kjo që është punë e gjyqësorit dhe jo e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai.

Neziraj thotë se Kuvendi i Kosovës duhet që të merret seriozisht me punën dhe kontrollin e qeverisë dhe agjencive, si dhe të verifikojë se a po implementohen ligjet që po i miraton Kuvendi e jo që të merren me punë që nuk i takon këtij organi. Ndërsa, Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’) tha për” Kosova Sot” se partitë politike, deputetët, ministrat, qeveritarët, stafi, fillimisht duhet të dallojnë obligimin e politikën dhe mos ta ngatërrojnë e politizojnë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.