FIDANISHTJA

Kuvendi gati i ka numrat për t’u shpërndarë, edhe LDK i ka çuar nënshkrimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit i kanë dorëzuar partitë shqiptare në Kuvend të pozitës dhe opozitës, përpos PDK-së. E së fundi nënshkrimet për shpërbërjen e kësaj legjislature i ka dorëzuar edhe Grupi Parlamentar i LDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se dje kanë dorëzuar nënshkrimet e 25 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka shkruar se seanca e datës 22 gusht do të jetë e fundit dhe zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më parë.

“Sipas dakordimit te arritur ne mbledhjen e fundit te Kryesise se Kuvendit, dje kemi dorezuar nenshkrimet e 25 deputeteve te Grupit Parlamentar te LDK-se. Seanca e dates 22 gusht 2019 do te jete seanca e fundit e kesaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet te caktohen sa me pare qe eshte e mundshme, brenda afatit kushtetues”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Uji Dea

VV, PSD, AAK ditë më parë kishin dorëzuar nënshkrimet për shpërndarjen e Kuvendit, kurse sot një gjë të tillë e ka bërë edhe Nisma për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës së caktuar për 22 gusht për shpërndarjen e legjislaturës së VI dhe votimin e marrëveshjes së IPA-s që i sjell shtetit 90 milionë euro.

“Në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja, si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI. Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!”, ka shkruar Sherifi. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.