United Hospital

Kuvendi freskohet me 40 deputetë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i ri që do të përfaqësojë legjislaturën e pestë që nga paslufta, do të pasurohet me rreth 40 fytyra të reja të cilat ose kanë qenë më herët deputetë ose e fitojnë për herë të parë këtë mandat.

Nga rezultatet jozyrtare që janë bërë publike në media, del se shumë deputetë nga legjislatura e kaluar kanë mbetur jashtë, madje në këto lista ka pasur edhe befasi pasi ka nga ata ish-deputetë të cilit pavarësisht që kanë qenë shumë aktivë, nuk e kanë marrë besimin e qytetarëve më 8 qershor.

Më së shumti në këtë drejtim është prekur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi deri më tash këtij subjekti i mungojnë tre zëra që kanë qenë gjithë kohën aktivë madje njeri prej tyre ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar. Fjala është për Ardian Gjinin, ndërsa për momentin jashtë janë edhe Burim Ramadani e Ahmeti Isufi.

Mobi Casa

Ndryshime në përbërje dhe fytyra të reja të deputetëve do të ketë pothuajse në secilin subjekt politik, ndërsa në këtë drejtim prin lëvizja Vetëvendosje. Këtij subjekti në Grupin Parlamentar që aktualisht llogaritet se do t’i ketë 16 deputetë, do t’i shtohen 10 emra të rinj. Shumica prej tyre janë ish-zyrtarë të lartë të partisë Fryma e Re e cila është shuar duke iu u bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Pa ndryshime nuk janë edhe dy partitë tjera të mëdha PDK e LDK, derisa disa nga figurat e larta të këtyre subjekteve nuk kanë fituar edhe një mandat të deputetit…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.