Fundamenti

Kuvendi do të bëhet me një ligj të veçantë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit për Legjislacion, Armend Zemaj ka bërë me dije se deri në muajin gusht do të miratohet Ligji për Kuvendin.

Ai ka thënë se ky ligj ka për synim fuqizimin e administratës, ndarjen e rolit dhe të përgjegjësive qoftë në anën buxhetore, teknologjisë informative, prokurimit, mbi të gjitha ndarjen e pushteteve si në aspekt me ekzekutivin, po ashtu edhe me pushtetin lokal.

Mobi Casa

Zemaj ka thënë për ‘Epokën e re’ se krahas ligjit, do të hartohet edhe Rregullorja e re e punës së Kuvendit, për miratimin e së cilës duhet 2/3 e deputetëve.