Mobi Casa

Kuvendi do ta mbajë “ngërçin politik”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pavarësisht opinionit që do ta jap Gjykata Kushtetuese rreth asaj se kujt i takon e drejta për t’u mandatuar për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, procesi i funksionalizimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, parashihet të ngecë në seancën konstituive.

Njohës të praktikave parlamentare, kanë përkujtuar për gazetën se thirrjes së seancës konstituive do t’i paraprijë një takim i Kryesisë së vjetër me përfaqësuesit e partive që kanë dalë nga zgjedhjet.

Fundamenti

Në atë takim, sipas një burimi të gazetës do të vendoset agjenda e seancës konstituive. /Tribuna/