UBT

Kuvendi dembel, 7 ligje për 5 muaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i Kosovës që nga konsolidimi në fillim të muajit dhjetor deri më tani ka mbajtur 22 seanca plenare e në të cilat ka miratuar vetëm 7 ligje, gjë që ka bërë që legjislatura e pestë e vendit të kritikohet për numër të paktë të seancave, megjithëse në fillim të këtij mandati ishte premtuar që Kuvendi do t’i mbajë nga dy seanca në javë, me qëllim që të kompensohen humbjet që i janë shkaktuar vendit në shumë procese si pasojë e krizës politike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Partitë opozitare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile fajin ia kanë hedhur Qeverisë, pasi, sipas tyre, ekzekutivi i vendit si sponsorizuesi më i madh i ligjeve është shumë pasiv, gjë që kjo më pas, sipas tyre, ndikon edhe në punën e Kuvendit.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se legjislatura e pestë deri më tani ka miratuar vetëm 7 ligje në 22 seanca plenare.

Uji Dea

“Deri më tani janë mbajtur 22 seanca plenare, ku janë miratuar 7 ligje, ndërsa 18 projektligje janë në procedurë të shqyrtimit”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria e Kosovës po vuan nga paaftësia për shpërndarje proporcionale të punës dhe kështu, sipas tij, në periudha të caktuara ka pauza të gjata e në raste tjera seancat po mbingarkohen.

“Kemi pasur mospunë për muaj të tërë dhe mosmbajtje të seancave, mendoj që ky mandat e ka mesataren më të ulët të seancave për këtë periudhë. Është bërë normale të mbahen seanca çdo dy javë dhe jo çdo javë. Për një periudhë kemi dinamikë të ulët, ndërsa në raste të caktuara kemi ngarkesë të seancës ku ka deri në 31 pika në rendin e ditës, siç është rasti i sotëm, dhe kjo sigurisht ndikon negativisht edhe në kualitetin e ligjeve”, ka deklaruar Konjufca./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.