Hidromorava

Kuvendi bllokon mbi 100 milionë euro të punëtorëve kosovar

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Mbi 100 milionë euro të punëtorëve kosovar janë stopuar shkaku i neglizhencës së Kuvendit të Kosovës. Saktësisht, Agjencioni Kosovar i Privatizimit nuk po mund të shpërndajë 20 për qindëshin – shumën e caktuar për t`iu dhënë punëtorëve nga ndërmarrjet e shitura, për shkak se Kuvendi tash sa muaj nuk e amandamenton një ligj.

Qysh në qershor të këtij viti, AKP i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës ta ndërrojë apo amandamentojë një ligj sa i përket shpërndarjes së 20 për qindëshit me të cilin i lejohet t’ua kthejë punëtorëve kosovar 103 milionë euro.

Tash sa kohë këta punëtor protestojnë para AKP’së për paratë e tyre.

Këto miliona euro janë akumuluar nga shitja e ndërmarrjeve kosovare, 20 për qind prej të cilave u takojnë punëtorëve.

Paratë e AKP’së qëndrojnë në disa banka të huaja jashtë Kosovës. Gjithashtu, këto fonde edhe rrezikojnë të mos vijnë në Kosovë apo të humbin për shkak se ndërmarrjet e Serbisë kanë marrë një ofensivë për të tërhequr një copë të madhe në këto shuma milionëshe.

Aktualisht, fondi i AKP’së i krijuar nga shitjet e ndërmarrjeve është 760 milionë euro.

Për shkak të këtyre problemeve, AKP ka insistuar që Kuvendi ta amandamentojë këtë ligj dhe paratë t’iu shpërndahen punëtorëve sa më herët që është e mundur.

Saktësisht, në ligjin për shpërndarjen e kësaj shumë parash, thuhet se duhet të nënshkruajnë tre ndërkombëtar. E AKP, aktualisht në Bordin e saj ka vetëm dy ndërkombëtar. Kështu që e bënë të pamundur ligjërisht ekzekutimin e 20 për qindëshit.

Agjencioni i Privatizimit, ka provuar që këtë punë ta zhbllokojë duke iu drejtuar edhe Gjykatës Supreme. Por, Gjykata u ka kthyer përgjigje negative për shkak se me ligj është e precizuar që këto fonde të ndahen me lejen e tre ndërkombëtarëve dhe jo dy siç ka kërkuar AKP.

E vetmja derë tash u ka mbet Kuvendi i Kosovës i cili si duket nuk e ka ndërmend të merret me këtë punë.

Uji Dea

Kjo kërkesë e AKP’së është deponuar tek Deputeti dhe kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, Zenun Pajaziti.

Zyrtarisht AKP pohon se qysh nga Qershori s’ka marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi dhe për shkak të mos përgjigjes i janë bllokuar mbi 100 milionë euro.

“AKP i ka njoftuar me kohë më shumë se një herë institucionet përgjegjëse dhe mbikqyrëse të saj për mungesën e anëtarëve në Bord dhe për vështirësitë që krijohen në mungesë të votave të tyre. Mirëpo, zgjedhja e anëtarëve të Bordit, si vendës, ashtu edhe ndërkombëtar nuk është në kompetencë të AKP’së, por zgjidhen nga Kuvendi dhe Qeveria e vendit”, tha Yll Kaloshi, zëdhënës i AKP’së.

Agjencia, sipas Kaloshit, në muajin qershor të këtij viti ka parashtruar kërkesë tek Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës për amandamentimin e Ligjit të AKP’së, në mënyrë që të mundësohet shpërndarje e fondeve në mirëbesim me votat afirmative të së paku 2 anëtarëve nga stafi ndërkombëtar në vend të tri votave siç kërkohet aktualisht, për çka Agjencia gjithashtu ka shtruar nevojën në kuadër të procesit të kosovarizimit të organeve vendimmarrëse të Agjencisë.

“AKP shpreson dhe pret që Bordi të rifitojë fuqinë e tij të plotë dhe që të lëviz me shpejtësi në drejtim të përfundimit të procesit të privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, mandat ky që buron nga Ligji i AKP’së i dalë nga Kuvendi i Kosovës”.

Në anën tjetër Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvend të Kosovës Zenun Pajaziti, tha se kanë punuar një herë një ligj para një viti në lidhje me procesin e Privatizimit dhe tash po i duket shumë shpejt që të amandamentohet sërish.

Ai mendon se ligjet nuk amandamentohen kaq shpesh.

“Megjithatë ne do ta shqyrtojmë, por edhe kemi kërkuar që të jenë të gjitha institucionet e involvuara në këtë amendamentin duke përfshirë këtu edhe Qeverinë e Agjencionet e huaja që kanë ndihmuar në segmentin e privatizimit”, tha Pajaziti.

Gjithashtu, sipas tij, edhe AKP mund t’i bëjë disa gjëra vetë siç i ka bërë edhe më herët./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.