UBT

Kuvendi aprovon ndryshimet në Ligjin për Veteranët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me 58 vota pro, 4 abstenime e asnjë kundër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për ndryshim plotësimet në Ligjin për Veteranët.

Seanca ka votuar edhe për plotësimin me anëtarë të komisionit përkatës që do të merret me ndryshimet, derisa është thënë se deputetët do të kthehen në seancë në orën 16:15.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka prezantuar projektligjin për kategorizimin e pensioneve për veteranët luftëtarë me tri kategori.

Fundamenti

“Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi i saj deri në fund me pension 250 euro, veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 5 mars 1998 deri në fund me pension 170 euro dhe veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 31 mars 1999 deri në fund me pension 120 euro”.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në rast se Ligji nuk miratohet brenda këtij viti, Kosova rrezikon të dalë nga programi i FMN-së.

Kuvendi i Kosovës mezi ka bërë kuorumin për të mbajtur këtë seancë. Ishte planifikuar që kjo të kryhej dje, por në mungesë të kuorumit është shtyrë për sot. Edhe në pjesën e paradites Kuvendi i Kosovës ka pasur problem me kuorumin./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.