Eko Higjiena

Kuvendarët votuan për faljen e borxheve për taksa komunale

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kuvendarët pas shumë diskutimeve votuan për faljen e borxheve për taksa komunale deri në vitin 2008.

Në diskutimet e tyre këshilltarët nga radhët e gjitha partive ishin të interesuar të dinin nga Drejtoria e Buxhetit që me faljen e borxheve të mos dëmtohet buxheti në realizimin e projekteve e parashikuara kapitale dhe deri në cilit vit të vlej falja dhe pas pushimit 5 minutës konsultimeve ndërpartiake u vendos që të falja e borxheve të vlejë deri në vitin 2008 në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës Kosovës.

Seanca e sotme ishte e pesta me radhë e Kuvendit Komunal për këtë vit e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.

Seancën e udhëhoqi Kryesuesi z.Bajram Dërmaku, si zakonisht në seanca merr pjesë kryetari i Komunës z.Begzad Sinani dhe drejtorët e drejtorive komunale, përgjegjës të zyrave përkatëse, shoqëria civile, ekipi komunal i OSBE-së.

Pikave të parapara iu shtuan edhe tri pika reja të cila rendit të punës, të cilat dy ishin të propozuara nga: Drejtori e Urbanizmit: Propozim –vendim për plotësimin e vendimit Sh.01/Nr. 12629 të dt: 03.05. 2016 për hartimin e planit zhvillimor komunal 2016-2024, Propozim vendimin për plotësimin e vendimit Sh.01 /Nr. 3143 dt:02 02.2016 për hartimin e hartave zonale komunale. Me këto plotësime krijohen mundësit procedurale për realizimin e investimeve nga ana investitorëve të interesuar e që gjerë tani kishte pasur pengesa në ketë drejtim.

Ndërsa grupi i grave propozoi që projekti për financimin e shkollimit joformal të grave të vazhdohet edhe këtë vit.

Mobi Casa

Këshilltarët votuan poashtu edhe kërkesën për rishikimin e buxhetit që mjetet e tepricë të jepen Drejtorisë së Arsimit.

U shqyrtua raporti tre mujor i drejtorisë së Buxhetit dhe Financave kishte nxitur debate lidhur me shpenzimet komunale e në veçanti në karburante, këshilltarët komunal kishin mendime të ndryshme pro dhe kundër se a janë zvogëluar apo janë rritur shpenzimet krahasuar me periudhën paraprake.

Drejtoresha e Buxhetit Shejnaze Masurica dhe kryetari i Komunës z.Begzad Sinani dhanë përgjigjet që u arsyetuan shpenzimet se ato janë shtuar sepse komuna ka filluar me heqjen e shpenzimeve për bartjen e nxënësve, harxhimet e shtëpisë së komunitetit. ”Në debatin publik me qytetarë do t’i keni të gjitha shënimet ata që vijnë pas meje të marrin shembull nga puna ime të nxjerrin gjërat e mira, kritikat tuaja na shërbejnë për përmirësime dhe korrigjime “tha Sinani.

Komuna ka filluar me regjistrimin e pronave të paluajtshme-objekteve të Kuvendit Komunal Kamenicë, kuvendarët e shqyrtuan propozim vendimin ata u habiten që pas 16 viteve të gjitha pronat komunale nuk janë të regjistruara ka shumë prona që nuk janë të regjistruara tha drejtori Drejtorisë së Kadastrit Fadil Hoti ai e përmendi edhe Shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” që është e pa regjistruar.

Për rregulloren për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre u aprovua pa debatime.

Në pyetjet drejtuar ekzekutivit në të cilat u përgjigj kryetari Sinani shumica e pyetjeve kishin të bënin me projektet të infrastrukturës që janë realizuar apo për ato që nuk janë ende të përfunduara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.