United Hospital

Kuvendarët vitias debatojnë për raportin gjashtë mujor të pasqyrave financiare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Është zhvilluar sot seanca e shtatë e rregullt e Asamblesë komunale në Viti me që rast, janë shqyrtuar disa pika me rëndësi, ndër to është prezantuar raporti gjashtë mujor i pasqyrave financiare për periudhën janar- qershor 2016.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira ka njoftuar këshilltarët me aktivitetet komunale, respektivisht ka bërë të ditur konfirmimin e zyrës ligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal rreth ligjshmërisë së vendimeve të deritanishme të Kuvendit për këtë vit, që konsiderohet një rezultat i mirë i punës së legjislacionit të Vitisë.

Gjithashtu ka përmendur edhe vlerësimin në Mozaikun e komunave të Kosovës që Vitia është ndër komunat më të mira sa i përket realizimit të premtimeve.

Pyetjeve të këshilltarëve që i parashtruan para se të fillohet me pikat e paparapara të rendit të ditës, iu është përgjigjur zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili ndër tjerash ka bërë të ditur edhe për angazhimet e komunës në realizimin e projekteve të nisura dhe ato që do të fillojnë së shpejti.

ARKATANA

Në prezantimin e pasqyrave financiare, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, ka theksuar se gjatë periudhës janar-qershor 2016, shkalla e ekzekutimit të buxhetit komunal është 86.66%.

Duke folur për të hyrat vetanake, Rama tha se gjatë këtij gjashtë mujori janë inkasuar 346.546,43 euro dhe duke u bazuar në planifikimin vjetor të të hyrave, është arrit shkalla e inkasimit në 36.89 %, ose krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka pasur rritje të inkasimit për 9.29 %.

Në këtë seancë është miratuar njëzëri edhe propozim vendimi për Vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera ne Komunën e Vitisë, si dhe plani i veprmit për transparence në Komunën e Vitisë.

Ndërkohë që këshilltarët janë informuar rreth procesit të korrje shirjeve, si dhe të testit të arritshmërisë nga Drejtoria e Arsimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.