Eko Higjiena

Kuvendarët gjilanas vazhdojnë me pasivitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga 41 këshilltarë sa i ka asambleja e Gjilanit 12 prej tyre e kanë marrë epitetin e atyre kuvendarëve që se çelin gojën derisa ata janë, Enver Hajrullahu (PDK), Elez Muji (PDK), Arzie Nuhiu (PDK), Xhyzide Ismajli (PDK), Shpresa Jahiri (PDK), Jehona Hyseni (LDK), Shpresa Hajdari (LDK), Drita Ismajli (AAK), Tefik Ibrahimi (AKR), Mimoza Shkodra – Bislimi(AKR), Shpresa Kurteshi (LDK), dhe Tefik Maksuti (PSD).

Isa Shefkiu nga OJQ Forumi Qytetar Demokratik Anamorava (FQDA) ka monitoruar punën e asamblesë komunale si dhe ka dhënë edhe rezultatet nga monitorimi për periudhën korrik-dhjetor 2012.

Kjo OJQ është marrë edhe me angazhimin e kuvendarëve në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Sipas këtij raporti del se grupi i kuvendarëve të cilët në periudhën korrik-dhjetor 2012 kanë qenë pasiv, përkatësisht nuk kanë pas asnjë paraqitje në kuvend.

Nga 41 këshilltarë sa i ka asambleja e Gjilanit 12 sosh e kanë marrë epitetin e atyre kuvendarëve që se çelin gojën e ata janë, Enver Hajrullahu (PDK), Elez Muji (PDK), Arzie Nuhiu (PDK), Xhyzide Ismajli (PDK), Shpresa Jahiri (PDK), Jehona Hyseni (LDK), Shpresa Hajdari (LDK), Drita Ismajli (AAK), Tefik Ibrahimi (AKR), Mimoza Shkodra – Bislimi(AKR), Shpresa Kurteshi (LDK), dhe Tefik Maksuti (PSD).

FIDANISHTJA

Isa Shefkiu nga FQDA ka thënë se në rastin e hartimit të renditjes të angazhimit të kuvendarëve në seancat e Kuvendit të Komunës, si kriter në konsideratë janë marrë: diskutimet në seanca, parashtrimi i pyetjeve dhe kërkesave kuvendare, paraqitjet në seancat e kuvendit para kalimit në rendin e ditës dhe inicimi i çështjeve të caktuara.

Përndryshe, në renditjen e përgjithshme e kuvendarëve sipas angazhimit të tyre në seancat e Kuvendit të Komunës më aktivi ka qenë Arben Mehmet i LDK-së për t’u pasuar nga Sokol Haziri i AAK-së dhe Arben Maliqi i AKR-së.

Në raportin e OJQ Anamorava si kuvendarë më aktiv janë shënuar Arben Mehmeti – LDK, Sokol Haziri – AAK, Arben Maliqi – AKR, Sadudin Berisha – LDK, Elisah Ymeri – PDK, Florina Zymberi PDK, Zijadin Maliqi LDK, Tahir Arifi – PDK, Bahrie Veseli – LDK dhe Ejup Haziri PDK./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.