UBT

Kuvendarët e Gjilanit votojnë unanimisht dy propozim-vendimet e seancës së jashtëzakonshme

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, ne seancën e jashtëzakonshme të udhëhequr nga Shpresa Kurteshi Emini, ka aprovuar dy pikat e rendit te ditës te propozuara nga kryetari i Komunës se që kanë të bëjnë me zgjerimin e parqeve dhe hapësirave publike dhe propozimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për zhvillimin ekonomik të investitorit dhe prodhuesit privat.

Në propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës për nevoja të ushtrimit të kompetencave vetanake në ofrimin e parqeve dhe mirëmbajtjen e tyre, parcelë e cila gjendet në fshatin Velekincë, janë pajtuar të gjithë kuvendarët, duke votuar pro unanimisht.

Gentrit Murseli, në emër të LDK-së, ka mbështetur këtë pikë të cilën Forumi i Rinisë i LDK-së prej kohësh e kishte dërguar kërkesën që kjo parcelë të trajtohet në Kuvendin Komunal dhe e njëjta të investohet dhe të jetë në shfrytëzim sipas planifikimit për gjelbërim, lodra për fëmijë dhe park publik.

Edhe Nehat osmani nga VV, propozim vendimin e ka konsideruar adekuat dhe të qëlluar, sepse sipas tij, zona urbane ka nevojë edhe më tutje për zgjerimin e hapësirave gjelbëruese.

FITORJA

Asamblistja Festa Shabani, ka thënë se është mirë të mendohet hapja e një ambulante sepse është një komunitet shumë i dendur dhe do ta ndihmonte ofrimin e shërbimeve shëndetësore për atë pjesë.

Propozim vendimin përfundimtar për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të pronave të paluajtshme të Komunës përmes Shprehjes së Interesit publik e kanë mbështetur gjithashtu të gjithë anëtarët e Kuvendit, ndërsa propozimin e ka arsyetuar Fitim Guda, i cili ka theksuar rëndësinë e madhe që ka në sektorin privat krijimi i kushteve për veprim dhe zhvillim të sektorit ekonomik.

Shefik Surdulli nga radhët e PDK, ka kërkuar inkorporimin dhe shqyrtimin e kërkesës së banorëve për të pasur qasje në infrastrukturën publike për të cilën kryetari i Komisionit, Bekim Bajrami, ka thënë se një gjë e tillë është e drejtë elementare, derisa ka garantuar se zhvillimi i asaj zone domosdo duhet t’i nënshtrohet lejeve urbanistike dhe planit urban.

Për këtë pikë, Nehat Osmani (VV), ka potencuar se mbështesin politikat zhvillimore dhe krijimin e kushteve për sektorin privat e në këtë rast investitorin që e merr në shfrytëzim këtë pronë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.