ARKATANA

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, në seancën e sotme, që është vazhdim i asaj të 29 shtatorit, e cila u ndërpre dy herë radhazi për mungesë kuorumi, ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për ndarjen e shumës financiare prej 160 mijë euro për realizimin e shtatoreve të heronjve, Kadri Zeka e Ramiz Cernica.

Kërkesa mori përkrahjen e 21 asambleistëve prezentë në sallë (LDK, PDK, AAK, Vatra dhe një pjesë e VV-së), ndërkaq opozita bëri vërejtje për mosprezencën e sponsorizuesit të kësaj kërkese.

Kuvendi i Komunës, gjithashtu, ka votuar për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë të Gjilanit, plotësim-ndryshimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionareve në NPL “Stacioni i Autobusëve” Gjilan, sikurse edhe kërkesën e SHIL të UÇK, dega ne Gjilan, për ndarjen e mjeteve financiare.

Uji Dea

Në këtë seancë, po ashtu, me 14 vota për është miratuar edhe kërkesa për subvencionimin e regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore private në shumën prej 40 eurove, ku kriteri është për prindërit e fëmijëve që s’kanë të ardhura mujore më shumë se 528 euro, të cilën e ka arsyetuar shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu. Paraprakisht, VV dhe PDK ka kërkuar që kjo pikë të shtyhet për seancën e ardhshme për shkak të paqartësisë së sigurimit të buxhetit për këtë çështje.

Ndryshe, raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2022 është shtyrë për seancën e radhës, për shkak të mosprezencës së kryetarit të Komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.