UBT

Kuvajti hap një bunar për nevojat e qytetarëve të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Të mërkurën është bërë hapja e pusit në njërin park të qytetit, nga donatorët nga Kuvajti, e cila do i’u shërbej qytetarëve të asaj pjese. Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati tha se hapja e pusit është propozuar nga qytetari Haqif Korça.

“Qytetaria aktive dhe gjithëpërfshirja e tyre në vendimmarrje është shumë e rëndësishme”, tha Kastrati.

UBT

Sipas Kastratit, hapja e pusit ka qenë e planifikuar të hapet edhe në parkun kryesor të qytetit, por për shkak të lagështisë së tokës nuk ishe e mundur hapja e tij.

Ai falënderoi organizatën “Qëndresa Kosovare”, për angazhimin në këtë projekt dhe menaxherin Samir Salihun për mbështetjen e vazhdueshme./rajonipress/