UBT

Kutet e dyfishta të Bllokut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Liderët e treshes LDK-AAK-Nisma deri më tani nuk i janë përgjigjur asnjë ftese të kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovina për të diskutuar me të rreth kohës dhe mënyrës së organizimit të seancës. Kështu, ata e kanë injoruar rolin e saj në këtë proces. Faktikisht, s’e kanë njohur autoritetin e saj.

Por, në anën tjetër Mustafa-Haradinaj-Limaj, si herën e parë kur Brovina e ka caktuar 12 shtatorin si datë kur do të duhej mbajtur seanca, si herën e dytë kur mbajtjen e seancës e ka shtyrë për datën 17 të këtij muaji, kanë thënë se do marrin pjesë në seancat e thirrura prej saj.

Eco Higjiena

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, ka thënë se Flora Brovina nuk ka asnjë kompetencë që t’i ftojë partitë në takim për t’u konsultuar.

Brovina, sipas tij, ka të drejtë vetëm ta thërrasë seancën në të cilën pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. “Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që të vazhdohet seanca ku është lënë. Prandaj ajo vetëm duhet ta thërrasë seancën, s’ka nevojë për asnjë konsultim dhe në seancë kush i ka votat e zgjedh kryetarin”, ka thënë Sherifi për gazetën Tribuna…(Tribuna).