Uji Dea

Kushtuar Enver Ramadanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

– Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Drejt diellit të diturisë,
Seç e grishte aspirata ;
Bashkë me krushqit e lirisë –
Krah për krah në demonstrata !

Korbazitë prapa iu lëshuan,
Mu në pragun e shtëpisë –
Para motrës e pranguan
Me fjalë t’ egra t’ barbarisë !

Refreni:
Biri i Stublinës,

Shkollar i Gjilanit ,
Martir i lirisë –
Enver Ramadani !

Nëpër zyrat policore –
Pera Trajkoviqi i zi ;
Bën torturat më çnjerëzore ,
Që s’ janë parë në histori !…

Trajkoviqi i bënte krimin ,
Duke i sharë çdo gjë shqiptare ,
Me dorë t’ vet ia bëri kastrimin –
“Do t’i qes Enverat fare !”…

FIDANISHTJA

Refreni:
Biri i Stublinës …etj.

Me kastrim , elektroshok –
Sulej Pera , ai gjakatar !
Por si lule e shtriu për tokë:
“S’ ke me lindë ma fëmijë shqiptarë!”

Nga kopshti i diturisë –
Të këputi nga lulet tjera !
Dora e zezë e mizorisë –
T’i vodhi 17 pranvera !…

Refreni:
Biri i Stublinës …etj.
N’ ideale i fortë si burrë –
N’ asnjë çast nuk u lëkund !
N’ dorë armikut s’ i ra kurrë –
Vuajtjeve t’ veta iu dha fund !

Në Kalanë e Përjetësisë –
Shokëve t’ vet iu bashkua !
Fanar drite i Lirisë –
Mbi Kosovë për të ndriçua !

Refreni:
Biri i Stublinës …etj.
*****Demir Krasniqi : “KROI I KËNGËS” – Gjilan, 2006, faqe 42 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.